Jozefin Marku është përjashtuar sot me zarf të zi nga Big Brother pas debatit që pati me Gjestin, kur i tha këtij të fundit ‘kopil shkau’.
I ftuar në “Shqipëria Live” pak minuta pasi u përjashtua, ai tha se kishte zgjedhur krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua.
Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.
“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon.
Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet.
Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë”, tha ai.
Flet Jozi menjëherë pas përjashtimit nga “Big Brother” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.