
Ish banorë të Big Brother Vip Albania 2, këngëtarë, njerëz të medias e figura të tjera publike i kanë dalë në mbështetje moderatorit, Meriton Mjekiqi pas rrëfimin tronditës mbi jetën personale dhe përballjen e të birit me autizmin.
Ish banorja e edicionit të kaluar të Big Brother Vip Albania, Olta Gixhari ka thënë se uron që Meriton Mjekiqi ta fitojë këtë spektakël.
Ajo ka shkruar se ai është një baba i shkëlqyer edhe larg.
Në mbështetje moderatorit kosovar i ka dalë edhe ish finalistja e edicionit të parë të Big Brother Vip Albania, Einxhel Shkira, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në mbështetje i kanë dalë edhe këngëtarët, Ermal Fejzullahu e Ana Kabashi, e Fifi.
Këto janë të gjitha figurat tjera publike të cilët kanë mbështetur sonte Meritonin, e cili i ka ndarë postimet në Instagramin e tij.
Meriton Mjekiqi mes lotësh rrëfen se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi: Në Big Brother kam hyrë për të
Figurat publike i dalin në mbështetje Meriton Mjekiqit pas rrëfimit prekës mbi jetën personale dhe sëmundjen e djalit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.