Feronit Shabani, i njohur si Fero sot ka bërë thirrje që të mos festohet Dita e të Dashuruarve, shkruan Reporteri.net.

Në një postim në Facebook, Fero ka thënë se ajo nuk është festë islame dhe nuk mund të festohet në asnjë lloj forme.

“Njoftim. Shën Valentini nuk është festë islame dhe nuk festohet me asnjë lloj forme”, thuhet në postimin që ka publikuar Fero në llogarinë e tij në Instagram.

Por, gjatë periudhës sa ai ishte pjesë e estradës, kishte bërë edhe këngë dedikuar po kësaj feste.

“Po për mu Shën Valentin veç një ditë me qenë është palidhje”, thotë një pjesë e tekstit të këngës “MOMO” në bashkëpunim me Zapp./Reporteri.net/

Fero bën thirrje që të mos festohet Shën Valentini: Nuk është festë islame / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version