Menaxheri i hotelit ku humbi jetën ish-këngëtari i “One Direction”, Liam Payne, ishte personi i parë që lajmëroi policinë.
“Një burrë agresiv, që mund të jetë nën efektet e drogës dhe alkoolit, po shkakton zhurmë”, kështu u shpreh në telefonatën që i bëri policisë, menaxheri i hotelit.
Sipas mediave të huaja, menaxheri i hotelit njoftoi policinë duke thënë se në dhomë kishte drogë dhe mobili0et ishin shkatërruar. Ai i tha policisë së Liam ndodhet në ballkon dhe po sillet agresivisht dhe çuditshëm, ndërsa siç raportohet, shprehu frikën se mund të binte.
“Ka një ballkon dhe ne kemi frikë se mund të bëjnë diçka për të vënë në rrezik jetën e tyre”, tha menaxheri në telefonatën me policinë.
Ndërkohë menjëherë pasi policia mbërriti në vendngjarje, një zhurmë e fortë u dëgjua nga oborri i brendshëm i hotelit, ku më pas oficerët gjetën trupin e Payne.
Liam ndodhej në Buenos Aires së bashku me të dashurën e tij, Kate Cassidy, ku dhe postoi së bashku me të duke kërcyer në koncertin e Niall Horan. Por kjo video nuk u prit mirë nga shumë fansa që filluan të shkruanin komente negative për të.
Disa orë pas këtij postimi, u raportua se Liam Payne ra nga ballkoni i dhomës së tij në katin e 3-të të hotelit dhe ndërroi jetë nga dëmtimet e marra. Shumë fansa u mblodhën jashtë hotelit me qirinj në duar dhe lanë lule në vendin ku këngëtari ndërroi jetë.
“Është në ballkon, kam frikë se do bie”, telefonata që njoftoi policinë për Liam Payne / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.