Elia Zaharia së fundmi ka folur për atë që ndodhi me ish-bashkëshortin e saj Princ Lekën, shkruan Reporteri.net.
Në një bisedë telefonike në Top News, Zaharia ka thënë se sulmi ndaj Princ Lekës erdhi kur ajo pa që babai i saj po konfrontohej me ish-bashkëshortin Princ Lekën, e që sipas saj ishte e pranishme edhe vajza e tyre, Geraldina.
Tutje ajo tha se vajza e tyre e vogël nuk pa atë se çfarë ndodhi mes saj dhe Princ Lekës.
“Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të”, tha ajo.
“Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti”, vazhdoi Elia.
“Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht”, shtoi tutje ajo./Reporteri.net/
Elia Zaharia: Në konfrontimin e babait me Princ Lekën ishte e pranishme vajza ime, kjo që ndodhi ishte rrufe në qiell të hapur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.