Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Në ‘Post Big Brother’, Egli tregoi se po fokusohet tek vetja dhe familja.
“Jam mirë, jam përpjekur të marr kohë me veten time, të shoh familjen” , tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë që ka për të kjo periudhë reflektimi.
Në lidhje me raportin me Gjestin, ajo u shpreh optimiste:
“Pjesa me Gjestin duket shumë ok deri tani, kemi komunikuar, kemi ndenjur bashkë, te shohim si do vijojë më pas, deri tani mirë,” konfirmoi Egli, duke i qetësuar fansat e çiftit për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë.
Egli Tako flet për herë të parë pas Big Brother, zbulon detaje për lidhjen me Gjestin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.