Ish banorja e Big Brother Vip Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për thashethemet se është në njohje me aktorin e humorit Bes Kallaku. Efi tha per TAR se nuk e njeh personalisht Besin, ndërsa shtoi se nuk do të flasë më për jetën e saj personale.
“Kam qejf të bëj diçka timen, e shoh veten edhe në gjëra që kanë të bëjnë me humorin. Një nga gjërat që dua të bëj është që të jem psikologe për të ardhmen. Kam një lloj zëri që mund të dëgjohem dhe jam e lumtur qenë nga ai Big Brother unë dëgjohem. Ka akoma njerëz që kanë mbetur 2 vite pas, që ofendojnë, por janë të paktë. Mua nuk më prek më asgjë. Në takimin tim të parë me psikologen më ka thënë që në momentin që miqtë e tu nuk bëjnë të njëjtën ecje me ty, do ndodhë vetvetiu që nuk do kuptoheni më. Mua më ka ndodhur me shoqet. Që tani pas famës, më është dashur ta mbaj këtë.
Lajmi që ka më ka habitur është një lajm për Bes Kallakun, kishte dalë një lajm që unë isha në njohje, më lidhën me Besin. Kjo ishte gjëja më ekstreme. Unë nuk e njoh personalisht. Unë sot deklaroj dhe them që kurrë më nuk do flas për jetën time personale. Për burrë nuk është se jam në kërkim.”, u shpreh Efi./Bordo.al
Efi flet për raportimet se është në lidhje me Bes Kallakun / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.