Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi është befasia e këtyre zgjedhjeve.
Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe numri i votave që ka marrë është shumë i lartë në krahasim me kandidatë tjerë të kësaj partie.
Sipas një liste që është publikuar në media, Edona Llalloshi ka siguruar plot 26 mijë e 765 vota, duke u renditur kështu e 14 në listën e atyre që morën më së shumti vota në VV.
Këngëtarja iu bashkua partisë me 12 dhjetor të vitit që lamë pas.
Lajmin për aderimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Kurti në rrjetin social Facebook.
Edona Llalloshi befasia e zgjedhjeve, kaq vota ka marrë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.