
Edona James përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të një komenti kërcënues.
Në komentin e postuar, personi në fjalë e kërcënon Edonën me privim nga jeta.
Edona nuk ka hezituar të publikojë emrin dhe profilin e llogarisë së TikTok-ut të personit që ka bërë kërcënimin.
Edona ka bërë të ditur se rasti është tashmë i raportuar në polici.
“Në Polici të kam lajmëruar. Veç ta dish”, ka shkruar Edona në postimin e saj, duke theksuar rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për sigurinë e saj personale.
Edona James thotë se është kërcënuar me jetë nga një komentues, kërkon ndihmën e policisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.