Edona James së fundmi ka treguar se interesimi i saj për gjërat femërore ka qenë qysh kur ajo ka qenë e vogël.
E ftuar në ATV, Edona James tha se prej e vogël ka pasur dëshirë të bëhet nuse, e të jetë e vyeshme.
Poashtu ajo tha se ndjehet krenare që di të bëjë gatime tradicionale, ndërsa kritikoi gjeneratën e re që sipas saj nuk dinë të lyejnë as një bukë.
“Prej e vogël jam interesuar për sene femërore, kom pas qejf me qenë nuse, me qenë e vyeshme. Prandaj i kam mësuar këto gjëra shumë e re, jam krenare se di të bëjë fli, lakror…Para një jave kam bërë një gjellë me patate, janë senet tona tradicionale qe një gru duhet me ditë. Tash gjenerata e re s’dinë as një bukë me ly”, tha James.
James poashtu tregoi me të qeshur një rast, që ani pse di të gatuaj, kishe harruar një pite në furrë, e kur ishte zgjuar nga gjumi gjithë banesa e saj ishte mbushur me tym.
Edona James: Prej e vogël kam pas qejf me qenë nuse, me qenë e vyeshme / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.