Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit.
Ai ka uruar që ky muaj të sjell afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e të gjithë besimtarëve.
“Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime. Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. Ramazan të paqtë e bujar”, ka shkruar Rama në Facebook.
Edi Rama: Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.