
Sonte finalizohet edicioni i katërt i Big Brother Vip Albania.
Në natën finale, Gjesti u shpreh se do i mungojë shumë shtëpia e Big Brother dhe se do e shtynte edhe një muaj tjetër aty.
“Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet, jam vetvetja 100%”, tha Gjesti.
Sonte në finale do të përballen, Rozana, Gjesti, Laerti dhe Egli.
Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka hyrë në historinë e “Big Brother” si konkurrenti shqiptar me qëndrimin më të gjatë ndonjëherë në një ambient të izoluar me kamera – plot 184 ditë.
“Edhe një muaj e kisha shtyrë”, Gjesti: Nuk po më dilet nga Big Brother / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.