Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës ka bërë së fundmi një regim mbi një postim të rremë në platformën TikTok, ku e kishin shpallur të vdekur.

Ky lajmërim ka shqetësuar ndjekësit, fansat e më tepër familjarët e saj.

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”, shkroi Matoshi, duke shprehur jo vetëm gjendjen e saj shpirtërore ndaj këtij incidenti, por edhe besimin që ka në jetën dhe forcat më të larta.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi Matoshi me një dozë humori, duke iu referuar mënyrës se si ishte shkruar gabim emri i saj në postim, i shkruar “Ardiana”.

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Zoti do që unë të jetoj fuqishëm / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version