Banori i Big Brother Albania, Besart Kelmendi i njohur si Gjesti vazhdon të marrë mbështetje të madhe jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Amerikë.
Fotografia e reperit nga Peja është shfaqur në zemër të New Youk-ut, shkruan Reporteri.net.
Billboardi është shfaqur në ‘Times Square’, në përkrahje të Gjestit në prag të finales së Big Brother Vip.
Kujtojmë se në finale deri tani kanë shkuar Rozana Radi dhe Laert Vasili.
Finalja do të mbahet më 19 prill./Reporteri.net/.
“E gjithë Amerika është me Gjestin”, fotografia e reperit nga Peja shfaqet në zemër të New York’ut / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.