
Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3 nuk ka vetëm debate, konflikte dhe sherre mes banorëve.
Meriton Mjekiqi, banori nga Kosova, ka treguar një anë të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të një djali shumë të dashur dhe mjaft i respektueshëm ndaj vajzave.
Së fundmi, prezantuesi i njohur kosovar ka shkuar në shtratin e Rikes dhe Rozës dhe i ka dhënë puthje para se të flinin.
Roza ka hedhur kunjë ndaj Romes, duke i thënë se Meritoni është shok i mirë. Romeo i kërko Meritonin që t’i puthë edhe një herë nga ana e tij.
“Romi ky është shok”, tha Roza. “Jepi dhe racionin tim”, reagoi Romeo Veshaj.
Dhe pas kësaj kërkese, Meritoni ia plotëson dëshirën Romes duke i puthur vajzat sërish nga ana e Romeos.
E fundit nga BBVA: Meritoni i futet në shtrat dhe puth Riken e Rozën, ja si reagon Romeo / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.