Në prime e fundit, Sara dhe Bardhi shkëmbyen puthjen e parë në buzë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Por, vetëm pak ditë nga kjo puthje, çifti janë gjendur para një debati, ku Sara i ka kërkuar Bardhit të mos i flas më.
I gjithë ky debat mes tyre erdhi pasi në shtëpi erdhi një zarf i bardhë ku me shumicë votash do të zgjidhej çifti që do të martohet sonte, e që këtu fitoi Meritoni me Ilnisën.
Bardhi ishte ai që votoi për Ilnisen, e jo për veten dhe Sarën, gjë kjo e cila e ka nervozuar këtë të fundit.
Ndryshe, në këtë dasmë që do të organizohet sonte, banorët tjerë të shtëpisë do të kenë rolet e tyre si familjarë të çiftit, e që jashtë kësaj feste dyshja kanë lënë jashtë po Sarën dhe Vesën./Reporteri.net/
Dy ditë pas puthjes së parë, lidhja Sara dhe Bardhi në krizë: Gënjen, mos më fol më / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.