Nga “valixhja e tundimeve”, Gjesti kishte dy zgjedhje për të bërë.
E para ishte për të vendosur dy banorë të shtëpisë si një lojtar i vetëm deri në një moment të pacaktuar. Valbona dhe Laerti ishin zgjedhja e Gjestit, teksa të dy banorët do të jenë një lojtar i vetëm nga ky moment.
Sa i përket vendimit të dytë, Gjesti duhet të fuste në garë 7 ish-konkurrentë, nga të cilët tre do të mund të rikthehen sërish në shtëpi me anë të një televotimi.
7 ish-banorët që Gjesti zgjodhi ishin: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani dhe Jozi.
Dy banorë si një lojtar i vetëm dhe shtatë ish-banorë në garë për t’u rikthyer, këto ishin zgjedhjet e Gjestit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.