Ylli i popit, këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, ka thënë se është e gatshme të rrezikojë një reagim ndaj deklaratave politike, pasi ajo kohët e fundit i përshkroi operacionet ushtarake në Gaza si “gjenocid izraelit”.
Në një intervistë për Radio Times, 28-vjeçarja ishe e kujdesshme vazhdimisht veten përpara se të bënte ndonjë deklaratë, por e bën këtë nëse mendonte se ishte për “të mirën me përgjithshme” dhe ia vlente rreziku, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Fituesja e çmimit Grammy muajin e kaluar ripostoi për 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram një grafik nga grupi Artists4Ceasefire, së bashku me hashtag-un #AllEyesOnRafah, i cili u shfaq në ditët pas bombardimeve të izraelite të qytetit në Gaza, raporton The Guardian.
Ajo shkroi: “Djegia e fëmijëve të gjallë nuk mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën.”
Kohët e fundit, ajo u referua në një këngë rap izraelite që bëri thirrje për dhunë kundër figurave publike që kanë shprehur pikëpamje pro-palestineze.
Lipa i tha Radio Times: “Kur flas për gjëra që janë politike, e kontrolloj veten dyfish, trefish: ‘OK, kjo ka të bëjë me diçka që është shumë më e madhe se unë dhe është e nevojshme – dhe kjo është arsyeja e vetme pse e postoj. Ky është ngushëllimi im i vetëm për ta bërë këtë”.
“Gjithmonë do të ketë një reagim të ashpër dhe opinione të njerëzve të tjerë, kështu që është një vendim i madh. E balancoj atë, sepse në fund e ndiej se është për të mirën e përgjitshme, kështu që jam e gatshme ta [marr atë goditje]”, citohet të ketë thënë Dua Lipa. /Reporteri.net/
Dua Lipa thotë se e kritikon Izraelin “për të mirën e përgjithshme” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.