Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival.
Artistja me prejardhje nga Kosova, ishte këngëtarja e natës e këtij festivali dhe performoi para 100 mijë njerëzve.
BBC shkruan se ylli i popit ngjiti skenën me një performancë ambicioze dhe dinamike.
Ajo doli në skenën e famshme të Piramidës pas orës 22:00, duke e hapur paraqitjen e saj me një seri të përsosur të këngëve prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.
Mediumi britanik gjithashtu lavdëroi koreografitë e saj, të cilat thotë se lanë njerëzit pa frymë dhe ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës.
Dua Lipa përmbylli performancën me këngën hit “Houdini”.
Gjatë skenës ajo vazhdimisht tha se e kishte manifestuar pikërisht momentin kur do të performonte në Glastonbury duke theksuar gjithashtu se kishte ëndërruar që të ishte artistja kryesore e këtij festivali edhe përpara se të regjistronte albumin e saj të parë.
“E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i thoshte ajo turmës.
Dua Lipa është shqiptarja e parë që ka fituar çmime Grammy./Telegrafi/
Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.