Dua Lipa mbajti një pamje “të fshehur” me kapuçin e saj lart dhe syzet e diellit teksa po shkonte në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” në New York City të martën.
Këngëtarja, 28 vjeçe, dukej elegante e veshur me një pallto të zezë dhe xhinse të gjera, ndërsa zgjodhi aksesorët me ngjyra të ndezura, shkruan DailyMail.
Ajo qëndroi ngrohtë me një shall ngjyrë portokalli të ndezur dhe kishte veshur këpucë të animuara “Ugg”, të cilat detajonin imazhe kafshësh të qëndisura.
Dua, e cila së fundmi mahnitit publikun teksa u paraqit me një fustan të zi dramatik në ceremoninë “Golden Globes”, dukej në humor të mirë në New York.
Interpretuesja e hitit “Blow Your Mind” theksoi buzët e saj të fryra teksa doli nga hoteli i saj dhe për aksesorë kishte me vete një çantë dore të mbështjellë me shall.
Ajo gjithashtu së fundmi ndau me ndjekësit një video gazmore të saj në Instagram, ku shihej duke “vuajtur” teksa përpiqej për t’u ulur në karrige me fustani ne rëndë.
Dua u ul në mënyrë komike në karrigen e saj ngjyrë të artë ndërsa qëndroi në një pozicion të pjerrët me dërrasë, pasi fustani i saj që rridhte belin ishte shumë i ngushtë për t’u përkulur.
Teksa vendosi në mënyrë të sikletshme krahun e saj mbi pjesën e pasme të karriges për t’u stabilizuar, ajo buzëqeshi në mënyrë të pakëndshme përpara se t’i shtrëngonte buzët e saj.
Në një album me fotografi nga mbrëmja, artistja me origjinë nga Peja shkroi në mbishkrimin e postimit: “Faleminderit ‘Golden Globes’ për një natë kaq të bukur mbrëmë – e vetmja gjë që mungonte ishte një karrige e shtrirë”. /Telegrafi/
Dua Lipa shfaqet me stil interesant në New York City / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.