Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve që përfshin qytetin.
Ajo tregoi historinë përmes Instagramit me një foto ku Los Angelesi po digjej dhe shkroi se ishte e sigurt.
“Këto kanë qenë disa ditë absolutisht shkatërruese dhe të tmerrshme në LA. Mendimet e mia janë me të gjithë miqtë dhe qytetarët që u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre”, shkroi Lipa.
Këngëtarja ndau disa vendbanime urgjence për të gjithë personat që janë në nevojë dhe bëri të ditur se do të dhurojë fonde për qendrat që presin të pastrehët.
“Të dërgojmë dashuri për të gjithë ata që po kalojnë një kohë tepër të vështirë. Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dua Lipa.
Në vitin 2002, Dua Lipa bleu vilë luksoze në Beverly Hills, e cila nuk u dëmtua nga zjarri. Por shumë të famshmëve iu dogjën shtëpitë.
Nga zjarret që kanë përfshirë Los Angelesin deri tash janë konfirmuar 10 të vdekur.
Dua Lipa largohet nga Los Angelesi: Ditë të frikshme, por jam e sigurt / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.