Këngëtarja e njohur kosovare, Dua Lipa ka folur për përvojën e saj të shpërnguljes në Londër pasi u largua nga shtëpia e familjes në Kosovë kur ishte vetëm 15-vjeçare, shkruan DailyMailpërcjell Reporteri.net. 

E lindur fillimisht në Londër nga prindër shqiptarë që ikën nga konflikti dhe paqëndrueshmëria politike në Ballkan, Dua u largua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2008 kur familja e saj u zhvendos në Prishtinë për të jetuar, pasi Kosova shpalli pavarësinë.

Megjithatë, pas disa vitesh, Lipa vendosi të kthehej me guxim në Britaninë e Madhe vetëm në moshën 15-vjeçare për të ndjekur ëndrrat e saj për t’u bërë një yll i muzikës pop.

Në emisionin e famshëm britanik “The Graham Norton Show”, i cili do të transmetohet sot, Dua, 29-vjeçe, zbuloi se si ndihej vërtet në kohën kur u rikthye në Londër.

“U ktheva në Londër nga Kosova kur isha 15-vjeçe sepse kishte më shumë mundësi të merresha me muzikë. Ishte një kohë e mirë”, u shpreh ajo.

“Jam vazhdimisht pranë prindërve të mi të cilët besuan shumë në mua. Familja ime më mban të vendosur në të gjitha çmenduritë”, tha Lipa.

Dua u kthye në Britaninë e Madhe në vitin 2014, pasi besonte se duhej të lëvizte nëse donte të depërtonte në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Pasi u kthye në Londër, ajo u transferua me një mike më të madhe të familjes në Camden dhe ndoqi shkollën Parlament Hill, ku arriti katër nivele A në Politikë, Psikologji, Anglisht dhe Studime Mediatike.

Përfundimisht videot e saj ranë në sy të Ben Mawson në ‘Tap Management’, i cili përfaqëson emra të njohur të muzikës si: Ellie Goulding, Lana Del Rey dhe Leigh-Ann Pinnock të Little Mix.

Kënga e saj origjinale “Hotter Than Hell”, e cila u shfaq në albumin e saj debutues të vetëtitulluar “Dua Lipa”, çoi në nënshkrimin e një kontrate me shtëpinë diskografike me Warner Bros. Records në vitin 2014.

Dhe ishte padyshim vendimi i duhur pasi Dua që atëherë ka bërë një turne në botë me një album që është renditur i pari në top-listat e muzikës, ka marrë tri çmime “Grammy” dhe gjashtë çmime “Brit”.

Duke diskutuar për projektet që po sjell, Dua tha “Një album i ri do të dalë së shpejti. Nuk e kam shpallur ende titullin, por një pjesë e madhe e tij do të jetë më organike me instrumente live”.

Dua Lipa kujton momentet kur u largua nga Kosova si fëmijë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version