Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka transmetuar një mesazh të fortë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ish-Miss Kosova ka ndarë me ndjekësit një mesazh motivues drejtuar grave që kanë mbijetuar dhunën në familje.

“Dhuna ndaj gruas është një shfaqje e dobësisë, jo e fuqisë. Andaj, zëvendëso dhunën me dashuri: respekto jetën dhe integritetin e gruas”, ishte shprehur ndër të tjerash Latifi.

Pas kësaj, ajo ka marrë pjesë në një event për gruan teksa është shfaqur me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Drenusha Latifi shfaqet me ministren Haxhiu: Gratë duke mbështetur gratë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version