Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka rrëfyer së fundmi për dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.
Ajo zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës prej vitesh, teksa jetonte prej vitesh në Suedi.
Latifi ka thënë se ish-bashkëshorti i saj me të cilin tani janë në proces gjyqësor duhet të marrë dënim për të gjitha torturat që ia ka bërë. Ajo ka publikuar edhe fotografi të dhunës së ushtruar ndër vite nga ish bashkëshorti.
Latifi ka thënë se dhuna ndaj saj ka nisur në vitin e tretë të martesës, një vit pas lindjes së vajzës. Ajo ka përmendur edhe problemet dhe borxhet e mëdha financiare në Suedi të ish bashkëshortit, për të cilat thotë se edhe ka ikur nga Suedia.
“Gjykata i ka të gjitha fotografitë. Unë i kam dëshmitë. Shenjat heken, unë nuk kam mo shenja, por ajo çka ka mbetë brenda meje nuk mundet me u largu asnjëherë. Nuk kam lindë unë me më rreh një burrë e as nuk e pranoj atë gjë. Kërkush nuk ka të drejtë me çu dorë ndaj askuj. Ajo çka ka ndodhë vitin e fundit, i kam dhënë shanca të ndryshme duke u arsyetu se nuk ka qenë mirë. Dhe vjen një moment kur vendos me u nda dhe ai vazhdon me kërcënime të njëpasnjëshme e fyerje. Unë kam pësu dhunë edhe në praninë e nënës time, para saj më ka rrehë. Ka pasë momente kur më ka shti në banjo për mos me më pa fëmija dhe ka ushtru dhunë.
Bukuroshja ka ndarë edhe disa mesazhe mbështetëse që ka marrë nga fansat në Instagram.
Në detajet tronditëse, Drenusha tha se ish-bashkëshorti e kishte rrahur edhe në sy të nënës së saj.
Drenusha Latifi publikon mesazhet mbështetëse që mori pas rrëfimit për dhunën nga ish-bashkëshorti / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.