Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka deklaruar në dhomën e rrëfimeve se nuk ndihet as e kërcënuar e as e rrezikuar nga hyrja brenda shtëpisë e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh.

Për më tutje ish-modelja tha se do e mirëpriste një kërkim-falje nga Atilla.

“Prezenca e tij si individ, mua këtu nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se Big Brother e ka atë fuqi që nuk i toleron këto gjera, por edhe unë vet si Drenushë, nuk ndihem absolutisht e kërcënuar apo e abuzuar në mënyrë psikike”.

“Përkundrazi, unë e kam parë në një tunel një pikë të bardhë, më në fund, që ka shpresë për një kërkimfalje prej anës së tij që më ka munguar shumë dhe e kam pasur shumë të nevojshme për sa i përket raportit me fëmijët tanë. Absolutisht kurrgjë më tepër”, tha Drenusha.

Ndryshe, hyrja e Atilla Kardesh, ka ngjallur reagime të shumta, meqë të njëjtin Drenusha e kishte denoncuar për dhunë në familje.

Një reagim për këtë ka ardhur edhe nga Koordinatorja Kombëtare dhe Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore, ku është kërkuar largimi i menjëhershëm i tij.

Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar, duke thënë se promovimi i figurave të përfshira në raste në tilla dërgon mesazh se dhuna ndaj grave mund të tolerohet apo minimizohet.

Gjatë kohës sa po vazhdonte transmentimi mbrëmë i Big Brother, disa nga anetaret e “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” kanë shkuar tek shtëpia e Big Brother dhe kanë bërë mbishkrime, si “Klani dhunon gratë”, “Bojkotoni Klanin, “Dhunuesit jashtë”.

Drenusha Latifi: Nuk ndihem absolutisht e kërcënuar nga hyrja e Atillës në “Big Brother”, pres kërkimfalje prej tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version