Avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, përmes një letre i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për rastin e dhunës në familje ndaj klientes së saj dhe trajtimit, sipas tyre, joprofesional nga policia.
Sipas Keqekollës, Latifi ishte marrë në pyetje që nga hyrja e stacionit nga zyrtarë të shumë, ku sipas saj, edhe pse dhuna në familje duhet të trajtohet nga hetues të posaçëm e të profilizuar për dhunë në familje.
Ajo tutje thotë se deklaratat e Latifit ku thoshte se ndihet e rrezikuar për jetë, policia fillimisht ia kishin interpretuar prokurores së rastit nëpërmjet telefonit, e që pas insistimit, të njëjtës i është dërguar deklarata me shkrim e të dëmtuarës.
“Ankesat e viktimës konsistojnë në atë se e njëjta po hasë në neglizhencë të trajtimit të rastit nga Zyrtarët e Policisë së Stacionit në Fushë Kosovë. Prandaj kërkojmë që të merren masa ndëshkuese”, thuhet në letrën e Keqekollës.
Kjo është letra e plotë:
Drenusha Latifi i shkruan letër Xhelal Sveçlës, ankohet për trajtim joprofesional nga policia / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.