Jetmiri tha se ka vendosur që të mos largohet nga shtëpia, por tha se do vazhdojë të rrijë pa folur me banorët, vetëm në dhomën e rrëfimit.
“Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.
Por për këtë pritet vendimi i Vëllait të Madh, nëse do ta pranojë apo jo vendimin e Jetmirit.
Ndërkohë opinionistët në studio u shprehen se kjo është një strategji dhe se ky spektakël është i bazuar në komunikim.
Vëllai i Madh nuk pranoi vendimin e Jetmirit për të mos komunikuar fare, kështu që ai tha që do të komunikojë vetëm me banorë të caktuar.
Do të qëndrojë apo do të largohet nga Big Brother, Jetmiri merr vendimin e padëgjuar më parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.