Gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka pasur mundësinë t’i takojë dy prindërit e Romeos madje dhe kunatën e tij, Bora Zemanin.
Gjatë një sfide të dhënë nga ‘Vëllai i Madh’, Bora Zemani u bë pjesë e shtëpisë së ‘BBV3’ për pak çaste dhe pati mundësinë e një kontakti fizik me Heidin dhe banorët e tjerë po nuk mundi të bisedonte me asnjë prej tyre.
Siç e kemi parë çifti Heidi-Romeo kohëve të fundit janë përballur me akuza të shumta jo vetëm prej banorëve të shtëpisë por dhe opinionistëve teksa kanë ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre.
Por siç duket jashtë shtëpisë, “krushqia” po shkon për bukuri, pasi jo vetëm Donaldi ka patur kontakt me mamin e Heidit, siç e ka pranuar përpara disa ditësh në emisionin e Bora Zemanit, por dhe kjo e fundit gjithashtu ndiqet në Instagram me ‘krushkën’ e ardhshme.
Do bëhen kunata: Veprimi i Borës ndaj Heidit zbulon shumë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.