Inatet e vjetra mes Dea Michelle dhe Luiz Ejllit duket se nuk po harrohen lehtë, pavarësisht se ka kaluar pothuajse 1 vit e gjysmë nga përfundimi i Big Brother Vip.
Ish-finalistja e BBV dhe blogerja e njohur ka reaguar pas dënimit me burg të rivalit të saj Luiz Ejllit, për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të Fatmir Abdurramani, i dënuar për prostitucion në Itali.
Në një postim në InstaStory, Dea Michelle shkruan: “Paskemi pas lajme ne dt 10 po hiç mendja une e zene me eventin”, para se të shpërndante lajmin e dënimit të Luiz Ejllit.
“Thone shokun zgjidhe me te mire se vetja. Jam kurioze kush nga keta zgjodhi ke? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shtoi ish-banorja.
Dea Michelle s’harron inatet e vjetra me Luiz Ejllin, reagon pas dënimit të fituesit të BBV me burg / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.