Sunny Hill Festival sivjet vjen me edicionin më të madh ndonjëherë.
Të premten fillon shitja online e biletave për Believers, grupin më besnik të pjesëmarrësve në festival.
Edicioni i sivjetmë do të mbahet prej 25 deri më 28 korrik.
Biletat shiten në faqen zyrtare të Sunny Hill Festival.
“Prishtina do të jetë kryeqyteti dhe destinacioni më interesant i rajonit këtë verë, për shkak të festivalit Sunny Hill i cili vjen me një edicion të mahnitshëm. Ne jemi tej mase të lumtur për atë çfarë po vjen këtë vit”, thuhej në njoftimin e Festivalit.
Sunny Hill Festival tani po rikthehet në lokacionin e vet të përhershëm – parkun e festivalit në Bërnicë të Poshtme, ndërsa hapësira e re do të mundësojë masovizimin e festivalit, rritjen e numrit të pjesëmarrësve nga brenda dhe jashtë vendit, si dhe rritjen e mëtejshme të ndikimit ekonomik e promovimin e turizmit kulturor në Kosovë.
“Këtë vit, ne jemi gati për të mirëpritur gjithë energjinë dhe emocionet e jashtëzakonshme që kanë munguar vitin e kaluar, për shkak të punimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për festivalin. Hapësira e re tani mund të akomodojë shumëfish më shumë njerëz, të cilët presim që të vijnë nga vende të ndryshme të botës”, thuhet në njoftimin e festivalit”, thuhej në njoftim.
Numri i biletave të kategorisë Believers do të jetë i kufizuar dhe pritet të shiten shumë shpejtë.
Dalin në shitje biletat e para për Sunny Hill Festival / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.