
Comodita Home, brendi më i njohur për produktet e shtëpisë dhe Prince Caffe, lider në industrinë e kafes, edhe sivjet mbështetin Sunny Hill Festival, si sponsorë të përgjithshëm.
”Festivalin më të madh në rajon, Sunny Hill, këtë vit pritet ta bëjë edhe më madhështore skena VIP që Comodita Home dhe Prince Caffe do ta kenë brenda festivalit. Hapësira fantastike e përmasave të jashtëzakonshme , që nuk është parë më herët në festivalet në vend do të jetë zonë qëndrimi e vallëzimi për audiencën që do të jetë pjesë e këtij festivali. Nën ndriçimin masiv do të eksploroni visualet dhe muzikën e artistëve me një standard të ri e të lartë që do të vendoset nga Comodita Home dhe Prince Caffe”, shprehet Albana Qaushi, nga Comodita Home.
Sunny Hill Festival – i themeluar nga ylli më i madh botëror, e jona Dua Lipa, është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon, duke tërhequr mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Me këtë sponsorizim, Comodita Home dhe Prince Caffe synojnë të kontribuojnë në përvojën unike që ky festival ofron, duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin ndaj kulturës dhe komunitetit, duke mbështetur një ngjarje që krijon kujtime të paharrueshme për secilin pjesëmarrës.
*Artikull i sponsorizuar
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.