Të dielën, Egla Ceno u skualifikua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, si pasojë e provokimeve të vazhdueshme edhe pas thirrjeve të shumta nga produksioni i këtij formati, shkruan Reporteri.net.

Por, dje gjatë ditës në shtëpinë e BB VIP Albania ishte futur edhe një zarf i zi për Ilnisën dhe Meritonin e i cili u lexua mbrëmë, që çoi edhe në përjashtimin e dy banorëve.

Mirëpo, paraprakisht Big Brother kishte publikuar një video të Eglës në promon e spektaklit, e cila qëndronte e mbyllur në një ambient të veçantë.

Zarfi i zi, skualifikohen nga gara Ilnisa dhe Meritoni

Të dy të skualifikuarit me tu përshëndetur me banorët, Ledioni u komunikoi atyre nëse duan të qëndrojnë në një ambient tjetër të veçantë, apo të largohen krejtësisht nga loja dhe ata zgjodhën që të vazhdojnë.

Aty çifti takuan dhe Eglën. Por çfarë do të ndodh me ta?

Produksioni ka çuar të tre banorët e skualifikuar në televotim, ku publiku do të zgjedh se kë nga banorët do të zgjedh të rikthejë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania./Reporteri.net/

Çfarë do të ndodhë me tre të skualifikuarit nga Big Brother VIP Albania? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version