Volumi i lartë i muzikës i ka kushtuar me dënim një fansi të këngëtarit Butrint Imeri.
Ai ka treguar se është gjobitur nga policia, duke ia dërguar këngëtarit edhe gjobën që ka marrë. Ky fans i kërkoi atij që t’ia paguajë dënimin.
“Mirë kishte bo me ma ‘pagu’ këtë dënim, se me këngë ‘tane’ m’kanë dënu. Zani në kupë të qiellit”, i shkroi ai artistit shqiptar.
Këngëtari më pas vendosi që t’ia paguante gjobën, mirëpo iu drejtua fansit të tij me një kërkesë, duke i kërkuar për kujdes.
“Këtë herë të pagova, po tjetër herë mos u ngut për pak”, shkroi Butrinti pas gjithë kësaj situate.
Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar këngët e tij me volum të lartë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.