
Aktorja Rebel Wilson dhe aktori britanik Sacha Baron Cohen janë përplasur në lidhje me planet e aktores për të publikuar ato që Cohen i ka cilësuar si “qëndrime të rrejshme” për të, raporton BBC.
Wilson ka thënë se libri biografik i saj do të ketë një kapitull veç për Baron Cohen, i njohur për personazhet e tij Borat dhe Ali G.
Nuk ka ofruar detaje, por ka shtuar se nuk do të heshtet nga avokatët e aktorit britanik, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Zëdhënësi i aktorit ka thënë se qëndrimet e Wilsonit janë në kontradiktë direkte shkaku i provave që ka ofruar.
Dyshja luajti në filmin “Grimsby” të vitit 2016. Ky film në Amerikë njihet si “The Brothers Grimsby”.
Aktorja australiane luan rolin e të dashurës së personazhit të Cohen të quajtur Nobby.
Libri i saj pritet të publikohet më 2 prill.
“Borati” dhe Wilson përplasen për libër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.