Java e modës, për vitin 2024, është duke u zhvilluar këto ditë në New York.
Mes shumë ngjarjeve të rëndësishme dhe brendeve botërore që përfaqësojnë koleksionet e tyre të fundit, gjatë kësaj jave në kryeqendrën e botës, këtë viti pjesë e kësaj jave të modës u bë edhe bukuroshja kosovare, Blerta Veseli.
Ish-Miss Universe Kosova 2020, mahniti me paraqitjen e saj në “New York Fashion Week 2024”.
View this post on Instagram
A post shared by Blerta Veseli (@missblertaveseli)
Ish-prezantuesja e emisionit SHOW TIME, në New York mori vëmendjen edhe për stilin e saj të veçantë.
Ajo pati dy paraqitje të ndryshme, një herë e veshur krejt me të bardha dhe tjetrën herë shkëlqeu me një veshje të kuqe derisa mbante në dorë një qantë të zezë.
Blerta Veseli po shijon sukseset e njëpasnjëshme që po i arrin në karrierën e saj, prej kur është zhvendosur të jetojë në SHBA.
View this post on Instagram
A post shared by Blerta Veseli (@missblertaveseli)
Blerta Veseli shkëlqen në “New York Fashion Week” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.