Ish-Miss Kosova, Blerta Veseli, ka zënë vend në ballinën e revistës së njohur “Grazia Croatia”.

Kjo revistë mujore që përmbledh lajmet nga moda, bukuria dhe stili i jetesës, ka zgjedhur që këtë muaj në kopertinën e saj ta ketë profilin e modeles kosovare dhe sensacionit të rrjeteve sociale, e cila mori titullin Miss Kosova nga konkursi i bukurisë Miss Universe 2020, shkruan Reporteri.net.

Në artikullin e revistës kroate theksohet numri i ndjekësve që ka Veseli në Instagram, e që e kalon 1 milionëshin.

Aty tregohet se si modelja ka studiuar për arkitekturë dhe se si e mori vendimin e guximshëm për të bërë pjesë e industrisë së modelimit.

“Njihuni me Blerta Veselin, modelen dhe sensacionin e rrjeteve sociale e cila mban titullin Miss Kosova nga konkursi i bukurisë Miss Universe 2020. Me mbi 1.2 milionë ndjekës në Instagram, Blerta i ka kthyer në realitet ëndrrat e modelingut. Para se të përqafohej me botën e modës, Blerta studionte për arkitekturë. Si studente e lartë në kolegj, ajo mori vendimin e guximshëm për të lënë pas studimet e saj për të ndjekur plotësisht qëllimet e saj në industrinë e modelimit”, shkruhet në mbishkrimin e revistës në Instagram.

Ajo ka realizuar edhe një fotosesion, ku shfaqet e mbuluar nga disa gjethe në pjesën e sipërme.

Blerta Veseli në kopertinën e revistës së njohur “Grazia Croatia”, e cilësojnë sensacion të rrjeteve sociale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version