Këngëtari Blerim Muharremi – Blero mbrëmë ka thyer Ligjin për kontrollin e duhanit, i cili ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

Ai mbrëmë ka konsumuar cigare në ambient të mbyllur, në ceremoninë e dasmës së këngëtarëve Adri dhe Ilirjana, shkruan Reporteri.net.

Siç mund të shihet në fotot më poshtë, Blero ka pirë cigare thuajse vazhdimisht, pa u brengosur fare se po thyen ligjin.




Pirja e duhanit tashmë ndalohet pothuajse në të gjitha ambientet e brendshme publike dhe vendet e punës. Po ashtu, ligji ndalon rreptësisht të gjitha format e reklamimit, promovimit dhe sponsorimit të duhanit.

Me ligjin e ri për duhanin që pritet të hyjë në fuqi në Kosovë, gjobat për persona fizik do të jenë deri në 200 euro kurse për bizneset ku konsumohet duhan në ambient të mbyllur gjobat deri në 20 mijë euro. /Reporteri.net/.

 

 

Blero shfaqet duke pirë cigare në ambient të mbyllur, në një dasmë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version