Justin Bieber është bërë këngëtari më i fundit i listës së yjeve ndërkombëtare që kanë kënduar në dasmën e të birit të personit më të pasur në Indi, shkruan BBC.

Këngëtari kanadez ka kënduar në dasmën e Anant Ambani dhe Radhika Merchant në ceremoninë e mbajtur në Mumbai gjatë fundjavës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Në ahengun e para martesës së çiftit ka performuar Rihanna, teksa në listë kanë qenë edhe “The Backstreet Boys”, Katy Perry dhe tenori italian Andrea Bocelli.

Ani pse ka pasur lajme, ende nuk dihet se kush do të jetë këngëtari i ceremonisë kryesore të dasmës. Është përmendur edhe emri i Adele, mirëpo familja nga India nuk ka treguar asgjë.

Mukesh Ambani njihet për ceremonitë ekstravagante të fëmijëve të tij. Në dasmën e të bijës kishte performuar Beyonce.

Mukesh Ambani, pronar i Reliance Industries, vlerësohet se ka pasuri prej 115 miliardë dollarëve, sipas Forbes.

Bieber performon në mega-dasmën indiane / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version