Shtëpia e modeles britanike Cara Delevingne në Los Angeles është pothuajse e shkatërruar pas zjarrit që e kaloi.
Pamjet tregojnë shtëpinë, që kishte vlerën e 7 milionë dollarëve, të bërë shkrumb e hi.
Shtëpia e saj është djegur si pasojë e një problemi me energjinë elektrike.
Cara, e cila ndodhet në Londër, kishte frikë se dy macet e saja nuk u kishin mbijetuar zjarrit, por më vonë ka mësuar se ato janë shpëtuar.
Modelja nëpërmjet Instagramit kishte njoftuar ditë më parë për djegien e shtëpisë, ndërkaq të martën, tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar pamjet e shtëpisë së djegur.
Bëhet shkrumb e hi shtëpia 7 milionë dollarësh e modeles britanike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.