Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka bërë të ditur se është ndalur nga agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar.
Bebe Rexha ka publikuar disa video në Instagram nga aeroporti, ku duket në gjendje të rënduar emocionale.
“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.
Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles – kur ndodhi ky skandal.
Bebe Rexhës i ndalohet hyrja në aeroplan veç pse i foli në shqip sigurimit, shfaqet duke qarë me dënesë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.