Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkaktuar një reagim të fortë në rrjetet sociale me një video të shpërndarë në InstaStory, ku ka thumbuar gjininë mashkullore, duke folur për konceptin e “vajzës së butë” dhe sfidat që vijnë me këtë periudhë.

Në videon e postuar, Rexha ka shprehur mbështetje për djemtë që lidhen me anën e tyre femërore, duke thënë: “Dëgjo, unë e mbështes që djemtë të jenë më të lidhur me anën e tyre femërore, e di, më pëlqen kjo për ju”.

“Por është e vështirë të jesh në periudhën tënde të vajzës së butë, e cila mendoj se të gjithë duam të jemi tani në periudhën e vajzës së butë. Të paktën unë dua, por është si kur të gjithë djemtë janë në periudhën e vajzës së butë, ndjehem sikur duhet të jem dhe djalë dhe vajzë në të njëjtën kohë”, tha ajo.

Ky koment ka sjellë një diskutim të gjerë mbi rolin e gjinive dhe pritshmëritë shoqërore, duke u bërë pjesë e bisedave të shumta mbi ndjeshmërinë dhe pritjet e shoqërisë për dy gjinitë.

Rexha, e cila është gjithashtu një mbështetëse e fortë e barazisë dhe mundësive për të gjithë, ka theksuar sfidat që vijnë kur përpiqesh të balancosh dy anët e personalitetit dhe pasionit të individëve.

Ky postim ka marrë vëmendjen e shumë fansave dhe ndjekësve të saj, të cilët e kanë mbështetur dhe diskutuar idenë për një shoqëri më të hapur dhe më të pranueshme për të gjithë.

Bebe Rexha: Nuk po mund të jem femërore sepse meshkujt janë në periudhën e tyre të feminitetit – dikush duhet të jetë burri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version