Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, u ka dhënë fund zërave për ndarje me bashkëshorten e tij, Michelle Obama, shkruan Reporteri.net.

Tash e disa javë në mediat ndërkombëtare është raportuar se mes çiftit ka krisje, e si arsye është përmendur aktorja e famshme, Jennifer Aniston. Zërat ishin shtuar edhe më shumë pasi Michelle nuk kishte marrë pjesë as në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

Por këto raportime, Obama i ka hedhur poshtë me një postim që ka bërë për Michelle, me rastin e 14 shkurtit që njihet ndryshe si dita e të dashuruarve. Ai ka publikuar një fotografi me Michelle, teksa e ka uruar për këtë ditë.

“32 vjet bashkë dhe ti ende më lë pa frymë. Urime Shën Valentini, Michelle”, ka shkruar Obama./Reporteri.net

Barack Obama u jep fund zërave për krisje të raporteve me Michelle, bën postimin romantik për Shën Valentin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version