Prova e kërcimit e Vëllait të Madh ka rezultuar në një incident fatkeq për Fationin, pasi ky i fundit është rrëzuar gjatë lojës duke mbetur i dëmtuar.

Menjëherë pas incidentit banori është asistuar për të marrë mjekimin e nevojshëm jashtë ambienteve të shtëpisë, ndërkohë Vëllai i Madh është kujdesur që të mos lërë në ankth as banorët e tjerë, të cilët ishin të shqetësuar për incidentin.

Një zarf i bardhë ka mbërritur në Shtëpi, i cili njoftoi se Fationi gëzonte shëndet të mirë dhe se do të kthehej shumë shpejt në shtëpi.

“Banorë, pas incidentit të ndodhur Fationi është larguar për pak orë nga shtëpia që të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Big Brother ju njofton që është mirë dhe do të kthehet shumë shpejt në shtëpi”- thuhet në zarfin e bardhë të lexuar nga Ilnisa.

Gjatë orëve në vijim, Fationi u ka zbuluar banorëve se mori qetësues dhe se gjatë mjekimit e çara pranë ballit u asistua nga mjekët me 3 të qepura. Megjiithatë, gjendja shëndetësore e banorit ishte relativisht e mirë, pasi më vonë gjatë natës ai ka qenë tepër aktiv në shtëpi duke u përfshirë në dy debate të njëpasnjëshme mes tij dhe Sarës, si dhe Rozës, Sarës, Julit dhe Romeos, ku i tërhoqi vëmendjen këtij të fundit që “ndërhyn si pykë në situatat e të tjerëve për t’u faktorizuar”.

Banori i Big Borther Vip Albania pëson incident gjatë një loje, detyrohet të lë shtëpinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version