Gjatë një interviste në “E diell” gazetari Bledi Mane dha disa informacione rreth banores së BBVA, Erjola Doçit.
Ai u shpreh që banorja ka një lidhje jashtë dhe se ai është reper dhe jeton në Gjermani.
Më pas aludohej që ky artist mund të jetë Azeti, duke e ditur që ai vepron në po atë shtet.
Pas gjithë kësaj, Erjolës i erdhi një dron brenda shtëpisë, në të cilin shkruhej: “Je më e mira, mbreti i BB3”, po ashtu edhe inicialet E dhe A.
Kjo bëri të dyshohej që Azeti mund të ishte ai që e dërgoi dronin, edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim nga asnjëra palë.
View this post on InstagramA post shared by Erjola Doçi (@doci.erjola)
Azeti i çon dron Erjolës në shtëpinë e Big Brother Vip Albania? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.