Opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari, prej kohësh nuk feston ditëlindjen për shkak se Elsa, njëra prej vajzave që ai ka ndihmuar me fondacionin ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje.

Që pas ndarjes nga jeta të vogëlushes, Arbri nuk ka festuar më ditëlindjen e tij, ndërsa sot ai u surprizua.

Big Brother VIP solli një tortë me qirinj të ndezur, e më pas opinionisti i fryu. Gjatë kësaj kohe ai ishte i prekur, ndërsa tregoi edhe disa detaje.

“Jam i sigurt se Elsa tani është në Parajsë. Kishim kaluar shumë gjëra mes njëri-tjetrin dhe për herë të parë kam dashur të tërhiqem nga puna që unë bëja. Ajo u nda nga jeta shumë shpejt në kohën e pandemisë”, u shpreh Arbri.

Arsyeja e dhimbshme pse Arbër Hajdari nuk e feston ditëlindjen, suprizohet Live në spektakltin e Big Brother / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version