Reperi me famë botërore, Nelly, është arrestuar në një kazino në afërsi të Saint Louis në SHBA.

Ai është akuzuar për posedim të lëndëve narkotike, raporton AP.

Autoritet e Missourit e kanë ndaluar reperin në orën 4 e 45 të mëngjesit, me kohën lokale.

Nellyt, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Iral Haynes Jr. iu gjetën katër pilula “ekstazi”.

Arrestohet reperi i njohur Nelly / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version