Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është arrestuar sot (e premte) nga policia, pas një hetimi që e ka lidhur me një akuzë për mashtrim. Lajmi është raportuar fillimisht nga Televizioni Top Channel në Shqipëri, ku është bërë e ditur se Veleshnja është marrë në pyetje nga autoritetet dhe është arrestuar në Durrës.

Sipas informacioneve të publikuara, Veleshnja dyshohet se ka marrë automjetin e një shoku të tij, shtetasit Y.T., me premtimin për ta përdorur, por më pas e ka shitur atë. Autoritetet kanë konfirmuar se arrestimi i aktorit është bërë nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, të cilët e akuzojnë Veleshnjën për mashtrim.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R.V., banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet shtetasit Y.T., dhe më pas e ka shitur.”

Veleshnja, i njohur për interpretimet e tij humoristike, është një figurë e njohur në ekranin shqiptar. Ai ka qenë pjesë e disa programeve televizive dhe është i njohur për stilin e tij të veçantë në komedi. Së fundmi, ai ishte mjaft i përfolur në Kosovë për pjesëmarrjen e tij në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, një program që ka marrë vëmendje të madhe mediatike.

s. Sipas informacionit të fundit, Veleshnja ka shkuar në seancën gjyqësore përballë akuzave të ngritura ndaj tij.

 

Arrestohet në Shqipëri aktori Rrezart Veleshnja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version