Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Në një rrëfim ndryshe çifti foli mbi karrierën dhe jetën private, duke ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion.
Mes të tjerash, Arbana kujtoi kontaktin e parë me kryeministrin Rama, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
“Në moshën 12-vjeçare, pas vitit 1997, ju kam dërguar një letër nga Burreli të cilës ju i jeni përgjigjur. Ishe personazhi im i preferuar për atë kohë. Shkruaje editorial te revista “Klan”. Ke shkruar dhe shkruan shumë bukur”, u shpreh moderatorja.
Nga ana e tij kryeministri konfirmoi se letrave i është përgjigjur gjithmonë derisa mu bë e pamundur t’i përgjigjem vetë. “Jam shumë krenar sepse kam krijuar institucionin e parë në bashki që ishte bashkia e Tiranës, ku jepeshin me shkrim për të gjithë ata që i drejtoheshin bashkisë me shkrim 96-97 mijë përgjigje në vit”, u shpreh Rama.
Arbana Osmani zbulon letrën që ia kishte dërguar Edi Ramës në 1997 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.