Prezantuesja e famshme dhe një nga figurat të njohura të televizionit shqiptar, e cila drejtoi me sukses dy edicionet e para të spektaklit të madh të “Big Brother VIP Albania”, ka dhënë një intervistë ekskluzive për portalin Prive, ku ka folur për herë të parë rreth edicionit të sivjetmë të këtij reality show të prezantuar nga Ledion Liço.
E pyetur për mendimin e saj në lidhje me edicionin aktual të Big Brother VIP, prezantuesja zgjodhi të mos japë një gjykim të detajuar. “Do të jepja një gjykim të gabuar dhe sipërfaqësor”, deklaroi ajo, duke theksuar se suksesi i edicionit të ri i ka sjellë kënaqësi.
Ajo tregoi mirëkuptim dhe respekt të madh për punën që kërkohet për të realizuar një program të tillë të ndërlikuar dhe sfidues si “Big Brother”: “Kam parë që ka pasur sukses dhe më bëhet qejfi sepse të bësh Big Brother nuk është e lehtë. Kështu që të gjithë ata që ndoshta gjykojnë punën e stafit dhe produksionit nuk është e lehtë”.
Me një ton pozitiv dhe mbështetës, ajo gjithashtu refuzoi të bëjë çdo lloj kritike ndaj prezantuesit të edicionit të tretë, Ledion Liço.
“Jo nuk kam ndonjë kritikë për Ledionin. Kam shumë lëvdata për Ledionin, e kam njohje shumë të vjetër dhe kemi shumë kujtime të mira bashkë, kështu që jo, nuk kam kritika për Ledionin”, shprehet ajo, duke pohuar një miqësi të gjatë dhe të ndershme mes tyre. /Telegrafi/
Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.