Organizatorët anuluan të mërkurën tre koncerte të këngëtares Taylor Swift në Vjenë këtë javë, pasi autoritetet njoftuan arrestime rreth atij që duket të jetë një komplot për të kryer një sulm në një ngjarje në zonën e kryeqytetit austriak, siç janë koncertet.

Këngëtarja Swift planifikonte koncerte ne në stadiumin Ernst Happel të Vjenës të enjten, të premten dhe të shtunën.

Organizatori i koncerteve, Barracuda Music, tha në një postim në Instagram të mërkurën vonë se “nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anulojmë tri shfaqjet e planifikuara për hir të sigurisë së të gjithëve”.

Anulimi pasoi njoftimet se dy ekstremistë të dyshuar u arrestuan në Austri të mërkurën, njëri prej të cilëve duket se po planifikonte një sulm.

I dyshuari kryesor, një 19-vjeçar u arrestua në Ternitz, në jug të Vjenës, ndërsa i dyshuari tjetër në kryeqytetin austriak.

Franz Ruf, drejtor i sigurisë publike në ministrinë e Brendshme të Austrisë, tha se autoritetet ishin në dijeni të “përgatitjeve” për një sulm të mundshëm “dhe gjithashtu se ka një përqendrim të të dyshuarit 19-vjeçar në koncertet e këngëtares Taylor Swift në Vjenë”. njoftoi agjencia e lajmeve Austria Press (APA).

Drejtori Ruf tha se 19-vjeçari ishte betuar për besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik. Ai tha se lëndë kimike janë gjetur dhe janë duke u ekzaminuar.

Shtetasi austriak besohet se është radikalizuar në internet. Gazeta austriake Kronen Zeitung, tha se i dyshuari është me origjinë nga Maqedonia e Veriut./VOA

Anulohen koncertet e këngëtares Taylor Swift në Vjenë nga frika e një sulmi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version